Një pikturë e Van Gogh-ut u vodh nga muzeu holandez “Singer Laren”, i cili ishte mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19. Vjedhja ndodhi në orën 3:15 të së dielës. Dera e qelqit e muzeut ishte e thyer dhe alarmai ishte fikur nga hajdutët.. Puna e artistit, "Kopshti në Nuenen në pranverë", u huazua nga muzeu tjetër holandez “Groninger” saktëson “De Telegraaf”.
Në vitete 1883 dhe 1884 Van Gogh ishte me prindërit e tij në Nuenen, ku babai i tij ishte pastor protestant në kishën që shfaqet në pikturë, të cilën artisti e krijoi si një dhuratë për nënën e tij. Pas vdekjes së babait të tij në 1885, Vincent e modifikoi pikturën sërish.



