Marku: Letërsia e indoktrinuar ka qenë mediokre, më vjen turp nga shkrimet e mia në diktaturë

Marku: Letërsia e indoktrinuar ka qenë mediokre, më vjen turp nga shkrimet e mia në diktaturë

Autori Rudolf Marku thotë se nuk mund të jesh poet nëse nuk je besimtar vetë, pasi sipas tij letërsia është një religjion.

Nëse ti beson vetëm tek ajo që sheh me sy ti e ke kufizuar veten dhe nuk shikon dot në thellësi.

Nuk ka pasur kohë më banale dhe me triumfin e banalitetit dhe materialitetit se sa koha jonë, ndoshta 50 vitet e fundit.

Politika është banaliteti më i dukshëm, më i prekshëm se të futet në shtëpi nëpërmjet televizionit dhe gazetës, me pasoja në jetën personale.

Se gjithë pasuria shkon te injoranca, ndërsa ti në momentin që jeton me libra ke firmosur një pakt për të jetuar në varfëri.

Ti pranon të jesh i varfër, por ke një pasuri shpirtërore që të tjerët nuk e kanë.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Marku deklaroi se koha e komunizmit e rriste kureshtjen më tepër për të lexuar libra duke kujtuar se asokohe ndoshta ka lexuar më shumë se sa në ditët e sotme, ku librat gjenden më gjerësisht.

Letërsia në kohën e diktaturës ka qenë tejet e kontrolluar dhe shkrimet e mia kur i lexoj ndjej një lloj turpi se duhet të bëje kompromise të jashtëzakonshme.

Shumica i kanë bërë me ndërgjegje shkrimet, se kanë qenë të indoktrinuar. Por letërsia e indoktrinuar ka qenë letërsi mediokre.

Nëse një poet nga 500 poezi, ka shkruar 5 të mira ai mund t’i shkruaj të 500-ta.

Ndërsa një poet mediokër 1000 poezi të shkruaj, nuk i mbahet mend asnjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy