Hapet konkursi për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Butrint

Hapet konkursi për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Butrint

Hapet konkursi ndërkombëtar i dizajnit për qendrën e re të vizitorëve në Butrint. Projekti përfshin qendrën e vizitorëve të klasit botëror (me infrastrukturë hyrëse mbështetëse dhe veçori shtesë si gjetja e rrugës) që do të mirëpresë dhe orientojë vizitorët si në Vendin e Trashëgimisë Botërore, ashtu edhe në Parkun Kombëtar më të gjerë.

Juria përbëhet nga specialistë vendas dhe të huaj nga arkitektura, trashëgimia, organizatat. Pjesë e saj është edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në fazën e parë nuk kërkohet dizjan konkret. Ekipeve multidisiplinare të udhëhequra nga arkitektët u kërkohet të paraqesin detaje të përbërjes së ekipit, përvojës, pyetësorit të parakualifikimit dhe qasjes.

Katër ekipe finaliste do të marrin një honorar prej 10 000 dollarësh për dizajnet e konceptit në fazën e dytë.

Afati i fundit për përgjigjet e fazës së parë është e hënë 24 tetor 2022.

Në maj të këtij viti, Parlamenti miratoi me votat e maxhorancës marrëveshjen e menaxhimit të Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit u miratua në seancën plenare të Kuvendit me vota 75 pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.

Opozita e kundërshtoi këtë ligj, duke e cilësuar atë koncesionin e radhës që qeveria i jep një fondacioni privat për të menaxhuar një sajt të trashëgimisë kulturore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy