79 vite më parë botohet numri i parë i “Revistës letrare”

79 vite më parë botohet numri i parë i “Revistës letrare”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 15 shkurtin e vitit 1944, ditë kur u botua në Tiranë numri i parë i “Revistës letrare”.

79 vite më parë kjo revistë u botua nën drejtimin e shkrimtarëve bashkëthemelues: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu.

Në atë fillimvit, në një odë të vogël të banesës së Spasses në Rr. Fortuzi, u mblodhën këta katër “qyqarë ëndërrimtarë” (ashtu siç do t’i vetëquante më pas Kokona bashkëkohësit e tij), të cilët synonin që nëpërmjet të përdyjavshmes “Revista letrare”, të çelnin shtigje të reja në lëmin kulturor dhe të lëshonin “një shkëndijë të re në mes të kaosit mendor shqiptar” (Kuteli, Revista letrare, Viti I, Nr.1, Tiranë 15 shkurt 1944).

Teksa shoshisnin mendimet mbi romanet që kishin parë së fundmi dritën e botimit (Romani “Kasollja e xha Tomit” i përkthyer nga Spasse dhe ribotimi i romanit të tij “Pse”) dhe shprehnin trazimin për situatën politike e ekonomike në vend, u lindi ideja për të nxjerrë të parën revistë letrare.

Meqenëse ishin njerëz të penës e jo të pisqollës, zgjodhën fjalën për t’i thirrur ndërgjegjes kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy