Madonna me një album të ri

Madonna me një album të ri

Ylli legjendar i popit ka lajmëruar në faqen e saj zyrtare të Instagram-it për projektin e saj më të ri, albumin e titulluar “Madame X.”

Ajo ka publikuar të dielën një video, ku flet rreth albumit dhe përcjell një pjesëz të muzikës së saj më të fundit.

Në të këngëtarja shfaqet e veshur me kostume të ndryshme, që I shkojnë mjaft përshtat natyrës së saj të njohur ekcentrike, ndërkohë që dëgjohet zëri i saj i veçantë, teksa tregon rreth albumit.

"Vendosa ta quaj albumin tim Madame X", dëgjohet duke thënë Madonna.

"Madame X është një agjente sekrete që udhëton rreth botës. Ndryshon identitetin. Sjell dritë në vendet më të errëta”, shprehet ajo.

"Madame X është një kërcimtare. Një profesore. Kryetare shteti. Një kalorëse. Një e burgosur. Një studente. Një nënë. Një fëmijë. Një mësuese. Një murgeshë. Një këngëtare. Një shenjtore. Një lavire. Një spiune në shtëpinë e dashurisë. Unë jam Madame X."

Madonna njoftoi se bashkëpunimi i saj me yllin e reggaeton-it Maluma do të dalë në treg të mërkurën.

Single-i i ri, i titulluar "Medellin," është vënë në lojë në një postim në Instagram ku këngëtarja shfaqet e veshur me fustan nusërie duke përqafuar Maluma-n.  

Albumi i saj i fundit është "Rebel Heart" i vitit 2015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy