Zbulime të reja arkeologjike mund të tregojnë sekrete të panjohura mbi origjinën e Greqisë së Lashtë (FOTO)

Zbulime të reja arkeologjike mund të tregojnë sekrete të panjohura mbi origjinën e Greqisë së Lashtë (FOTO)

Arkeologët po zbulojnë të dhëna të reja mbi origjinën e mundshme të Greqisë së Lashtë.

Gërmimet në një ishull të vogël në Detin Egje (125 milje në juglindje të Athinës) po nxjerrin në dritë një kompleks ndërtesash vërtet madhështor, i cili mendohet të jetë më i hershmi i zbuluar ndonjëherë në botën greke.

Që prej 4 600 vjetësh, vendi mund të ketë qenë frymëzim për një aspekt kyç të fesë greke: ideja që majat e maleve ishin banesat e perëndive.

Kompleksi - në një ishull malor në brigjet e ishullit Keroz të Egjeut (pjesë e arkipelagut të Ciklades) po ndryshon plotësisht këndvështrimin e arkeologëve për Greqinë parahistorike.

Deri tani, askush nuk e kishte kuptuar shkallën e vërtetë të kompleksit dhe përpjekjet e mëdha që ishin bërë për ndërtimin e tij.

Arkeologët tani besojnë se, për ndërtimin e këtij kompleksi, grekët e periudhës së bronzit të hershëm bënë të paktën 3 500 udhëtime detare për të transportuar rreth 7 000 -  10 000 ton mermer të bardhë të ndritshëm nga njëri ishull i Egjeut në tjetrin.

Për çdo udhëtim të kthimit duhet të jenë dashur deri në 24 anëtarë të ekuipazhit që vozisnin për rreth pesë orë.

"Gjer më tani, ky është operacioni më i madh parahistorik i transportit detar që ka dalë në dritë ndonjëherë", tha Dr. Julian WhiteWright, një arkeolog i njohur detar në Universitetin e Southampton-it.

"Kjo tregon mjaft qartë se sa i rëndësishëm dhe i integruar ishte lundrimi në kulturës e njerëzve të hershëm të Egjeut në periudhën e Bronzit".

Udhëtimet (në total rreth 45 000 kilometra) bënë të mundur që arkitektët të ndërtonin atë që mendohet të ketë qenë një faltore e madhe me deri në 60 ndërtesa mermeri, të cilat u ndërtuan posaçërisht për të shkëlqyer në diell.

Për më tepër, arkitektët "tokë-formuan" mini-malin e ishullit në formë piramide, i njohur shekujt e fundit si Dhaskalio (ndoshta thjesht me kuptimin "ishull"), për të krijuar rreth 1 000 metra terren artificial, të rregulluar në gjashtë “hapa" në shpatet e tij të pjerrëta.

Këto sipërfaqe prej rreth gjashtë metrash të gjera duket se janë ndërtuar posaçërisht për të nxënë të gjitha ndërtesat. Vetë maja nuk ishte ndërtuar fillimisht, por kishte një zonë të vogël, ndoshta të shenjtë, të hapur, ku depozitoheshin ofertat.

"Hulumtimi na ka ndryshuar mënyrën e të kuptuarit të kulturës cikladike të Epokës së Hershme të Bronzit dhe na sugjeron se grekët e hershëm ishin shumë më të përparuar në aspektin organizativ, teknik dhe politik sesa kemi menduar", tha Michael Boyd, një ndër drejtuesit e projektit të Institutit për Kërkime Arkeologjike McDonald të Universitetit të Kembrixhit për zhvillimin e Epokës së Bronzit.

Asgjë e ngjashme me këtë kompleks madhështor nuk është gjetur më parë nga kjo periudhë në ose përqark Greqisë.

Megjithëse hulumtimet arkeologjike në Dhaskalio po zhvillohen që prej katër vjetësh, vetëm gjatë 12 muajve të fundit u arrit në një shqyrtim më të detajuar të të dhënave, prej të cilit u zbulua shkalla e vërtetë e kompleksit, si dhe logjistika e transportit dhe punimet ndërtimore të lidhura me të.

Por, natyra e mrekullueshme e vendit përputhet me një seri më të gjerë traditash ndërtimore monumentale nga Evropa Perëndimore dhe Lindja e Mesme.

Interesante është se ajo u ndërtua brenda 100 vjetësh nga krijimi i Stonehenge, piramidat e para egjiptiane, qytetet e mëdha të Luginës Indus dhe mbretëritë e para të njohura Mesopotamiane.

Ky kontekst tregon qartë se Dhaskalio ishte pjesë e një fenomeni shumë më të gjerë kulturor dhe politik që përfshinte projekte të mëdha ndërtimi dhe projekte ultra ambicioze.

Këto tradita egjiptiane, mesopotamiane, indiane dhe europerëndimore pothuajse nuk ishin të lidhura drejtpërsëdrejti me njëra-tjetrën, por ndoshta ishin rezultat i një stimuli të përbashkët, përkatësisht i përhapjes dhe intensifikimit të përdorimit të metaleve të hershme dhe i ndryshimeve tregtare, kulturore dhe politike që shkaktoi ai proces.

Dhaskalio na tregon se, në kundërshtim me besimin e mëparshëm, Greqia ishte pjesë e këtij fenomeni të gjerë.

Ndërsa ndërtesat individuale në Dhaskalio nuk ishin vërtet monumentale, kompleksi në tërësi sigurisht që ishte.

7 000-10 000 ton mermeri të bardhë, të nevojshëm për projektin, u gërmuan në pjesën juglindore të Naxos, një ishull i madh rreth 6.5 milje në veriperëndim të Dhaskalios. Çdo udhëtim i kthimit nga Naxos në Dhaskalio do të ketë qenë rreth 13 milje.

Pamjet e anijeve të Egjeut Cikladik kanë mbijetuar, kështu që dihet se ato ishin secila vetëm 10-15 metra e gjatë dhe në gjendje që të mbanin vetëm një ose dy ton ngarkesë.

Inxhinierët e projektit parahistorik të Egjeut më pas duhet të kenë krijuar tarraca malore për dhjetëra ndërtesa mermeri të bardha, disa prej të cilave ishin dykatëshe dhe deri në 10 metra të gjata. Meqenëse i gjithë kompleksi ishte konceptuar sipas një plani të caktuar me ndërtesa me dizajn shumë të ngjashëm, mendohet se i gjithë tempulli-ishull ishte ndërtuar për një periudhë relativisht të shkurtër, ndoshta rreth 20-40 vjet.

Ekzistenca e tij, dhe organizimi i madh dhe i qëndrueshëm i punës dhe transportit të nevojshëm, sugjeron fuqishëm se ekzistonte një entitet politik i fortë dhe i qëndrueshëm, potencialisht i bazuar në Keros ose ndoshta në Naxos.

Ishulli do të ketë qenë i dukshëm nga jugu, shumë kilometra larg, si një mini-mal i zjarrtë në formë piramide, që ngrihet nga deti.

Nuk dihet me siguri nëse forma piramidale ishte e rëndësishmepër ndonjë arsye. Por vendi ishte sigurisht i zgjedhur në mënyrë specifike si një vend fetar ndër malet e  tjera shumë më të larta, më mbresëlënëse dhe potencialisht më të arritshme, por që nuk kishin atë formë.

Për më tepër, në atë kohë, format piramidale konsideroheshin si të shenjta vetëm 500 milje në juglindje të Egjiptit të lashtë (kohë kur shfaqen shenjat e para të ndikimit egjiptian në Kretën fqinje).

Në kontekstin e lashtë egjiptian, forma piramidale shoqëroheshin me një zot të krijimit, Atumin. Ai besohej se  banonte në një gur piramidal (një gur "piramidio" ose "Benben"), që shihej si simbol i një "pirgu dheu" mitologjik (që përfaqësonte tokën e parë të thatë) që (ashtu si në librin e Zanafillës) doli nga një "det kaotik" në kohën e krijimit.

Për më tepër, guri piramidal simbolizonte vendin e shenjtë ku rrezet e para të diellit ndriçuan dheun fillestar në kohën e krijimit dhe forma fillestare e piramidionit (gropa fillestare e idealizuar) shihej si simboli i rrezeve të pjerrëta të diellit që zbritën nga qielli në tokë.

Në të vërtetë, egjiptianët e lashtë përdorën për të mbuluar "piramidatët" e tyre simbolikë në fletë ari, në mënyrë që ato të shkëlqenin dhe të shndrinin në diell (potencialisht për të njëjtat arsye ose për arsye të ngjashme që arkitektët Dhaskalio kaluan aq shumë telashe që forma e tyre piramidale e faltores së  ishullit të shkëlqente edhe në rrezet e diellit).

Mesopotamistët dhe të tjerët kishin pirgje të ngjashme " që dilnin nga kaosi i ujit", prandaj ka mundësi që Dhaskalio, i cili ngrihet nga deti, të simbolizojë disa versione ciklike të këtyre koncepteve të gjera dhe të shenjta kozmologjike.

Në botën e hershme greke, ka të ngjarë që koncepti i malit të shenjtë të jetë marrë  nga Dhaskalio në Kretë dhe ndoshta përfundimisht nga atje në Greqinë kontinentale.

Sigurisht që përqendrimi kryesor i maleve të shenjta (ndonjëherë në mënyrë të dukshme piramidale) në Kretë duket se është i lidhur drejtpërdrejt me ata që mund të kenë qenë kolonizatorët e hershëm të Epokës së Hershme të Bronzit në ishujt Ciklades.

Këto male të shenjta të Kretës dhe vende të shenjta fetare malore duket se paraprijnë shfaqjen e malit të Olimpit në kontinentin grek, si shtëpia kryesore e perëndive të Greqisë së lashtë.

Në terma fetarë dhe ndoshta politikë, Dhaskalio duket të ketë pasur një rol të papritur të rëndësishëm në zhvillimin e hershëm kulturor të botës greke.

"Potencialisht mund të jetë vendi themelor i origjinës për fenomenin e maleve të shenjta brenda botës greke", shprehet eksperti kryesor botëror për faltoret malore greke, Dr. Alan Peatfield nga Shkolla e Arkeologjisë e Dublinit në Universitetin e Dublinit.

Hulumtimet arkeologjike në ishull po kryhen me mbështetjen e Ministrisë Greke të Kulturës nga arkeologë nga Britania, Greqia, Gjermania, Franca, Australia, ShBA-ja dhe shumë vende të tjera. Ato financohen nga Instituti me bazë në ShBA për Parahistorinë e Egjeut, fondacioni "AG Leventis" me bazë në Qipro dhe fondacioni "Stavros Niarchos" me bazë në Athinë.

Mbështetje të madhe ka dhënë edhe Shkolla Britanike e financuar nga Akademia Britanike në Athinë dhe nga Instituti Ndërkombëtar i Qipros. Gërmimet dhe analizat e gjetjeve drejtohen nga arkeologët britanikë profesor Colin Renfrew dhe Michael Boyd, të dy nga Instituti McDonald i Universitetit të Kembrixhit për Kërkime Arkeologjike.

Gjetjet nga Dhaskalio janë duke u studiuar në hollësi. Me interes të veçantë janë 1 500 disqe guri (secili me diametër 8-50 cm) dhe 700 guralecë të bardhë. Objektet e fundit duket se janë përdorur si oferta fetare, me sa duket për shpirtin apo hyjninë e lidhur me ishullin.

Arkeologët gjithashtu po ekzaminojnë 36 statuja të vogla të plota mermeri të zbuluara në Dhaskalio, si dhe dëshmi se në ishujt e shenjtë janë prodhuar shumë dërrasa, kryqe dhe mjete të tjera të bakrit (që mund të kenë qenë si talismanë magjikë për pelegrinët).

Për më tepër, vetëm 100 metra nga ishulli i shenjtë, në skajin perëndimor të ishullit të Kerosit, pelegrinët e hershëm të bronzit kanë depozituar më shumë se 1 000 figurina mermeri fetare të rreshtuara (kryesisht gra në formë simbolike).

Sot Dhaskalio është një ishull i vogël, por në Epokën e hershme të Bronzit ishte i lidhur me Kerosin nga një shteg natyror ranoresh. Ndoshta Dhaskalio konsiderohej aq i shenjtë saqë pelegrinët e zakonshëm nuk mund t'i vendosnin blatat direkt atje, por t’i linin pranë fundit të shtegut të Keros.

Vetëm kërkimet e mëtejshme do të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të saktë të Dhaskalios në historinë e hershme të Greqisë dhe në atë që saktësisht simbolizon.

Por nëse ishulli në formë piramide ishte thjesht një vend i shenjtë fetar spektakolar ose nëse ai potencialisht simbolizonte daljen e tokës së parë nga ujërat e kaosit gjatë Krijimit kjo nuk do të mësohet kurrë.

Megjithëse Dhaskalio dhe Keros janë mbyllur rreptësisht për vizitorët, ekspozita e parë në botë mbi zbulimet e fundit arkeologjike nga faltorja e ishullit të lashtë do të mbahet nga 14 korriku deri më 30 shtator në ishullin e afërt të Upper Koufonisi. / The Independent, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy