
Ish-Arqipeshkvia e Delbinishtit në qytetin e Laçit, i shpallur monument kulture i kategorisë së dytë është e ndërtuar në vitin 1905.
Ajo konsiderohet si një prej siteve kulturore më të vjetra që së fundmi që po restaurohet përmes programit EU4Culture financuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka bërë të ditur, ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Margariti fton të gjithë që ta vizitojnë këtë vend unik të trashëgimisë kulturore.
A e dini se Ish-Arqipeshkvia e Delbnishtit, shpallur monument i kategorisë së dytë, po restaurohet në kuadër të programit EU4Culture?
E ndërtuar në vitin 1905, kjo godinë ndodhet në kodrën e Delbnishtit, në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar si Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D'Ambrozio dhe Prend Bardhi.
Mos humbisni mundësinë për të vizituar këtë vend unik të trashëgimisë kulturore!


Projekti “BE për Kulturën” është një nga projektet më të mëdha të trashëgimisë kulturore i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE), me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë euro dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.



