
Shfaqja “Dashuritë e Presidentit”, e autorit Miro Gavran, vjen premierë në Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" nga mbrëmë e deri më datën 15 prill.
Një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe Qendra për zhvillim social, mjedisor, ekonomik dhe kulturor "Smek" vjen nën regjinë e Andi Begollit dhe interpretimin e Luiza Xhuvanit, Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj, Greta Baci.
Shfaqja pasqyron episode se si menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të SHBA-së George Washington, gruaja e tij Marta, fton në shtëpinë e saj, ish dashnoren e burrit.
Një përballje e fortë, plot emocion, ku dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht.
Premiera “Dashuritë e Presidentit” shfaqet më 12, 13, 14 dhe 15 prill, prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", arTurbina, Salla 150.



