Për nder të 28 nëntorit “bashkohen” arkivat/ DPA hap sallë studimi në Kosovë

Për nder të 28 nëntorit “bashkohen” arkivat/ DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që çel dyert e Këndit Arkivor në Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës.

Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional.

“Çdo studiues shqiptar nëse do të studiojë historinë e Shqipërisë nuk mund ta studiojë nëse nuk akseson arkivat e Republikës së Shqipërisë dhe arkivat e Republikës së Kosovës, sepse kur vjen fjala për historinë ne jemi një, një histori kemi të përbashkët, aq më tepër që dokumentacioni deri në vitin 45 nuk gjendet në arkivë ne Kosovës, mbi Kosovën, gjendet në arkivin shtetëror në Shqipëri. Në këtë kuptim mesazhi i parë që dua të jap është ky, ne kemi mundësinë që të unikojmë, larg nacionalizmave dhe folklorizmave dhe larg gjithë formave të tjera ashtu siç duhet të bëjnë institucionet serioze, duke hapur një kënd arkivor në rastin konkret të Arkivit Shqiptar në Republikën e Kosovës”, tha Bido.

 Bedri Zyberaj, Kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin shqiptar në arkivin e Kosovës, po arrihet njësimi i shërbimeve që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve.

 “Ne po u krijojmë mundësi që ata të kursejnë kohë, të kursejnë mjete dhe për shkak se dy arkivat tona ua kanë sjellë studiuesve, e sidomos hulumtuesve nga Kosova, më afër shërbimin për gjithë dokumentacionin e shumtë që gjendet në arkivin e shtetit shqiptar. Hulumtuesit nga sot e tutje nga Kosova do ta kenë të njëjtën mundësi për të bërë hulumtim, për të marrë dokumentet që ju duhen, që konsiderojnë se janë në interes, taman si të ishin në mjediset e arkivit të Tiranës”, nënvizoi Zyberaj.

Pas kryerjes së regjistrimit në adresën: katalogu.arkivat.gov.al, studiuesi apo qytetari mund të porosisë nga kompjuterat e sallës dosjet apo dokumentet që i nevojiten. Dosjet e porositura do t’i shërbehen në ditën e përzgjedhur prej tij në system dhe do t’i ketë në dispozicion për pesë ditë pune, ditë gjatë të cilave mund të punojë me to.

DPA-ja synon të çelë salla studimi në 100 qytete të mëdha shqiptare në mbarë rajonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy