Në Ditën e Muzeve, Rama prezanton Muzeu Hebraik në Vlorë, si institucionin më të ri të kujtesës

Në Ditën e Muzeve, Rama prezanton Muzeu Hebraik në Vlorë, si institucionin më të ri të kujtesës

Sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, kryeministri Edi Rama, solli në kujtesë Muzeu Hebraik në Vlorë, si institucionin më të ri të kujtesës, që bashkon histori kombesh, mbijetesën dhe besën.

Mirëmëngjesi dhe me projektin e Muzeut Hebraik në Vlorë, institucioni më i ri i kujtesës, që bashkon histori kombesh, mbijetesën dhe besën, ju uroj një ditë të mbarë.

Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se, sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, hyrja në të gjithë muzetë dhe parqet arkeologjike është falas.

Historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë në vitet e errëta të Holokaustit do të kenë një vend të dedikuar kujtese, që është Muzeu Hebraik Shqiptar, ngritja e të cilit mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Projekti fitues për muzeun, vendndodhja e të cilit do të jetë në Vlorë, u prezantua dje në prag të ditës ndërkombëtare të muzeve, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy