Tradita popullore, mburojën më të fortë, ndaj viteve, pushtimeve e ndryshimeve historike e ka gjetur në zonat periferike të vendit.
Kanë qenë kryesisht gratë e zonave rurale, ato që përmes veshjes, suvenireve, mjeshtërisë së qëndisjes, kanë ditur të ruajnë kostumet tradicionale vendase.
Për të njohur një copëz të kontributit të tyre, TvT ka prekur nga afër muzeun e Traditës Popullore, në atelienë e Edlira Sulës.



