
Do të ketë një yll të ri në Walk of Fame të Hollywood, për tenorin italian Luciano Pavarotti, i cili u nda nga jeta në vitin 2007 në moshën 71-vjeçare.
Vendimi u mor nga Dhoma e Tregtisë e Hollywood. Ceremonia e vendosjes së yllit është planifikuar për 24 gusht në Los Angeles, Hollywood Boulevard.
E bija e tenorit, Cristina Pavarotti, do të jetë e pranishme për të mirëpritur çmimin prestigjioz, edhe në emër të trashëgimtarëve të tjerë dhe do të flasë së bashku me dirigjentin James Conlon, drejtorin muzikor të Operës së Los Angelosit, i cili kishte një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi profesional dhe miqësie me artistin italian.
Ceremonia do të shoqërohet me një sërë ngjarjesh festive të mbajtura nën emrin “Luciano Pavarotti”, të ofruara në metropolin e California në datat 24 dhe 25 gusht, prodhuar dhe kuruar nga kompania italiane e prodhimit të filmit Albedo Production të Cinzia Salvioli së bashku me Genoma Films nga Paolo Rossi Pisu dhe Silvia Bizio, Anna Manunza dhe Cecilia Miniucchi, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, rajonit italian të Emilia-Romagna, bashkive Modena dhe Pesaro dhe Festivali i Operas Rossini.



