
Ka përfunduar në Dibër të Maqedonisë së Veriut, edicioni i 20-të i festivalit “Teatri shqiptar në
Maqedoninë e Veriut”, i cili në mënyrë tradicionale mbahet në Dibër.
Nga çmimet kryesore të festivalit, komedia “Revizori” nga Nikeloi Gogol e me regji nga Driada Dervishi prodhim i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, u shpall shfaqja më e mirë në festivalin mbarëkombëtar “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, ndërsa Gentian Zenelaj në rolin e kryetarit të bashkisë, u shpall aktori më i mirë protagonist.
Çmimin “Sulejman Pitarka” për regjinë më të mirë e mori Zana Hoxha nga Teatri Kombëtar i Prishtinës për dramën “Zgjimi pranveror”.
Çmimin për aktoren më të mirë, për herë të dytë, e mori Vjollca Bekteshi nga Teatri Shqiptar i Shkupit.
Në festival, shfaqja e teatrit të Korçës “Doktor Shuster” mori dy çmime, “Aktorja më e mirë për rol joprotagonist” për aktoren Zamira Kita dhe “Aktori më i mirë për rol joprotagonist” për aktorin Dritëro Ame.
Shfaqjet e teatrove nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mbajtën në sallën e koncerteve në Qendrën e Kulturës në Dibër.
Edicioni i 20-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, u mbajt nga 2-9 shtator, ku para publikut të Dibrës, u prezantuan nëntë shtëpi teatri nga MV, Shqipëria dhe Kosova.



