Promovohet në Elbasan kulinaria e Shqipërisë së Mesme përmes Tavës së Elbasanit

Promovohet në Elbasan kulinaria e Shqipërisë së Mesme përmes Tavës së Elbasanit

Kuzhina tradicionale elbasanase numëron mbi 20 lloje tavash, por në krye të tyre qëndron Tava e Elbasanit, një gatim i kthyer në simbol të qytetit dhe një prej recetave më të njohura të gastronomisë shqiptare.

 

Aroma e tavës tradicionale pushtoi sheshin e qytetit gjatë një aktiviteti të organizuar me qëllim promovimin e pasurisë kulinare të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë së Mesme. Përveç Tavës së Elbasanit, në festival u prezantuan edhe shumë gatime të tjera tradicionale të zonës.

 

Aktiviteti synon që këto receta të trashëgohen ndër breza dhe tradita e kuzhinës vendase të mos humbasë, por të vazhdojë të jetë pjesë e identitetit kulturor të qytetit.

 

Përfaqësues të Bashkisë së Elbasanit u shprehën se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i traditës kulinare, nxitja e turizmit dhe ruajtja e vlerave kulturore të qytetit, duke e kthyer Tavën e Elbasanit në një ambasadore të gastronomisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

 

Atmosferës festive iu bashkuan edhe shefa të njohur kuzhine nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët prezantuan dhe vlerësuan traditën e gatimeve vendase.

 

Pas Ballokumes, e cila tashmë është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Jomateriale, Bashkia e Elbasanit synon që edhe Tava e Kosit. të përfshihet në këtë listë, duke ruajtur dhe promovuar më tej pasurinë gastronomike të qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy