04-08 mars/ Nis “FemFest”, festivali i teatrit dhe muzikës dedikuar fuqisë së gruas

04-08 mars/ Nis “FemFest”, festivali i teatrit dhe muzikës dedikuar fuqisë së gruas

Festivali ‘FEM FEST 2025’ këtë vit vjen në Tulla Culture Center me një program artistik nën moton "Solidaritet", që përfshin shfaqje teatri, dokumentarë dhe performanca muzikore.

FemFest do të mbledhë artiste e artistë, aktiviste e aktivistë, qytetarë, të cilët, përmes debatit, ekspozitës, shfaqjes, këngës, sfilatës, t'u japin zë problemeve që nuk fliten, zë atyre që nuk dëgjohen.

 Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bëri me dije se do të mbështesë edicionin e katërt të festivalit “FemFest 2025” me shfaqjen teatrale “L’audacia delle ribelli” (Guximi i rebeleve).

Shfaqja është e kompanisë “Liberipe Valery” dhe do të përfshijë një lexim me muzikë live nga Stefania Rosso dhe Matteo Castellan.

FemFest, tashmë në edicionin e 4-të të tij, është një festival i dedikuar fuqizimit të femrës me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për çështjet themelore si barazia mes gjinive dhe të drejtat e grave.

Tema e këtij edicioni është solidariteti, një vlerë thelbësore në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Të pranishmit do të mund të ndjekin një përzierje të teatrit dhe muzikës që përfshin epoka të ndryshme dhe shtron pyetje ende aktuale, për të treguar historinë e guximit femëror në histori.

Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për ofrimin e bursave për studentet në Universitetin e Arteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy