Egjipt, zbulohet një varr 4400-vjeçar

Egjipt, zbulohet një varr 4400-vjeçar

Një varr më shumë se 4 000-vjeçar që përmban vizatime të ruajtura jashtëzakonisht mirë është zbuluar në jug të Kajros. Ministri i Antikitetetit, Halid el-Anani, tha se varri ishte zbuluar në sajtin arkeologjik të Saqqara-s dhe i përket dinastisë së pestë të faraonëve që kanë sunduar Egjiptin afërsisht 4 400 vjet më parë.

Varri i përket një prifti mbretëror, që mendohet se ka shërbyer gjatë mbretërimit të mbretit Nefer-Ir-Ka-Re. Brenda varrit, muret janë zbukuruar me vizatime shumëngjyrëshe që paraqesin nënën, gruan dhe familjen e tij. Kreu i ekipit të arkeologëve që kryen gërmimet, Mostafa Ëaziri, u shpreh se vizatime të tjera paraqesin procese të lashtësisë si prodhimi i verës, puna me qeramikë, shfaqjet muzikore, lundrimi, gjuetia dhe prodhimi i pajisjeve që përdoreshin në varrimet mbretërore.

Ekipi i arkeologëve e zbuloi varrin në nëntor, por mundi të futej brenda tij vetëm pak ditë më parë, pasi dyert ishin të mbyllura mirë.

Brenda varrit janë gjetur edhe disa statuja, mes të cilave njëra mendohet se i përket priftit ose një pjesëtari të familjes së tij.

Varri me madhësi rreth 10 metra gjatësi dhe 3 metra gjerësi, ka bashkëngjitur një bodrum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy