MA shpall konkurs pikture për festat e nëntorit “Shqipëria ime 2021”

MA shpall konkurs pikture për festat e nëntorit “Shqipëria ime 2021”

Ministria e Arsimit dhe Sportit  në prag të festave të nëntorit, ka shpallur konkursin e pikturës “Shqipëria ime 2021”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila ftoi të gjithë nxënësit në vend që të bëhen pjesë e konkursit, duke pasqyruar një moment të veçantë përmes pikturës, me motive nga historia dhe vlerat e Shqipërisë.

 “Tashmë ky është një konkurs i përvitshëm tek i cili çdo nxënës nga i gjithë vendi është i ftuar të marrë pjesë duke dërguar foton e pikturës së tij/saj, e cila përcjell një peizazh, simbol apo moment të veçantë nga historia dhe vendi ynë i mrekullueshëm, plot vlera e bukuri. Foton e pikturës jeni të lutur ta dërgoni në adresën e e-mailit media@arsimi.gov.al deri më datë 5 nëntor, 2021 (ora 20:00) bashkë me të dhënat tuaja në emërtimin e fotos sipas formatit: emër mbiemër, klasa, shkolla, qyteti”, – tha Kushi.

Nga datat 8-12 nëntor do të publikohen 3 albume të ndryshme, në të cilat do të përfshihen fotot e pikturave të përzgjedhura, të ndara sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12).

Kushi sqaroi se pikturat që do të marrin më shumë pëlqime në secilin album do të jenë edhe fituesit, pra në total do të kemi 3 piktura fituese, për të cilat do të akordohet edhe nga një çmim simbolik.

Pikturat më të mira do të ekspozohen në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në një ekspozitë të hapur për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy