Shefi i kuzhinës Gëzim Musliaka për ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për pasionet dhe krenaritë e tij i cili e ka kthyer restorantin e tij edhe në një galeri arti.
Ai shprehet se pas pikturës ka qenë i apasionuar që në vegjëli ku ka qenë dhe pjesë në atë kohë te rrethi i kulturës pallati i pionerëve.
Sipas tij arti i gatimit dhe piktura kanë njëlloj lidhje me njeri-tjetrin, madje mund ai thotë se të gjitha artet janë të lidhura bashkë.

Tani që kam momente pushimi e shfrytëzoj për të pikturuar. Është stina ideale për frymëzim. Restorantin që kam e kam kthyer në një galeri arti. Kam kultivuar që nga rinia ato pasione dhe të dhëna që spikasin më shumë. Kam lindur në Tiranë dhe në kohën kur kam qenë i ri e kujtoj si një fshat të lulëzuar.
Kur kam qenë në klasë të 5 kam qenë te rrethi i kulturës pallati i pionierëve dhe shkonim frekuentonim atje. Kam qenë disa vite atje vend ku kam zbuluar dhe talentin tim, por nuk kam vazhduar shkollën për këtë kam ngelur si amator dhe kam qëndruar te portreti, peisazhi.
Arti i gatimit dhe piktura kanë njëlloj lidhje me njeri tjetrin, madje mund të them se të gjitha artet janë të lidhura bashkë. Pasioni për gatimin mund të më ketë ardhur dhe nga gjyshja ime nga mamaja e cila është nga Berati.
Recetat e mia të preferuara nga ajo kanë qenë shumë, unë pothuajse çdo gjë e marr dhe e nxjerr në mënyrë të natyrshme, ka shumë receta që i përshtat. Kam ruajtur dhe traditën e pekmezit dhe nardenit të cilën e kam dhe sot. Si ka evoluar koncepti i shijes, po të ruash farat autoktone është përshtatja më e mirë.



