Gurët e Egnatias

Gurët e Egnatias

Kjo portëz e vogël mbi të cilën historia është shtresëzuar përgjatë shekujve, shënon fillimin e një prej rrugëve më të rëndësishme të Perandorisë Romake në Ballkan. Rruga Egnatia që nis këtu udhëtimin, përshkon të gjithë gjatësinë e Ballkanit dhe është vijim i Via Apia, një nga rrugët më të hershme dhe strategjikisht më të rëndësishme të republikës së lashtë romake që lidhte Romën me Brindizin.

Në kohën kur u ndërtua Via Egnatia, midis viteve 146 dhe 120 p.e.s., i gjithë gadishulli i Ballkanit ishte nën kontrollin romak. Në kulmin e fuqisë së Perandorisë Romake, popujt e Ballkanit ishin më të bashkuara dhe tregtia lulëzonte. Porta e madhe e dikurshme që shënonte nisjen e një udhëtimi të gjatë tokësor pas zbritjes nga anijet në port formohej nga një hark i madh me gjerësi rreth 8 metra dhe me dy kamare anësore për kalimtarë me gjerësi 2.5 metra. E njohur ndryshe si Golden Gate, ajo i ngjante harkut të Adrianit në qendër të Romës.

Rruga Egnatia u ndërtua në kohën e senatori romak Gnaeus Egnatius, i cili u bë guvernator i provincës së Maqedonisë menjëherë pasi ajo u pushtua nga romakët në 148 para Krishtit gjatë Luftës së Katërt Maqedonase.

Rruga ishte afërsisht 1 120 kilometra e gjatë edhe ndërtimi i saj vijoi për gati dy shekuj. Qytetërimi romak, i njohur për mozaikët dhe statujat e mermerit, do ta kishte shumë më të vështirë lulëzimin pa rrjetin e përparuar të rrugëve që ndërtoi.

Muret e portikut janë i vetmi fragment i ruajtur nga kalaja e Durrësit, qytet i themeluar në shekullin e shtatë. Pushtuesit dhe tërmetet e kanë sfiduar portën e kalasë përgjatë shekujve, për të ardhur në ditët tona vetëm kjo pjesëz e mbërthyer nën një pallat shumëkatësh.

Ndërtimi i Durrësit i atribuohet Perandorit ilir Anastasi i parë, në vitin 431 pes. Qyteti ruan ende gjurmë të epokës romake, si amfiteatri ku ndesheshin gladiatorët në kohën e perandorit Trajan. Me një kapacitet prej 15 mijë spektatorë, ai u ndërtua në shekullin e dytë dhe funksionoi për rreth 5 shekuj. Shndërrimi në varrezë shekuj më vonë ka sjellë deri në ditët tona gjurmët e një kishëze të vogël.

Forumi i Durrësit i shekullit të pestë 5 është një tjetër gjurmë e mbetur e periudhës romake, ndërsa pak metra më tutje, termat e shekullit të parë të erës tonë shtrihen nën këmbët e një pallati të ndërtuar në vitin 1960. Sot Pallati i Kulturës, kjo ndërtesë ngrihet mbi mozaikun e termave romake. Ai është një prej gjurmëve të Durrësit antik të pasur me ndërtime hidrike si ujësjellësi i Adrianit, 12 km i gjatë, nga Romanati në qytet, me sistem kanalizimesh, termash, stera etj.

Rruga do të kishte qenë rreth gjashtë metra e gjerë. Romakët përdorën mjete anketimi dhe fenerë si "groma" për të siguruar që rrugët e tyre të ishin të drejta dhe të sheshta. Rruga përshkoi male të tilla si Candavia dhe duhet të ketë paraqitur sfida të rëndësishme për inxhinierët romakë.

Kalaja e Bashtovës

Në gjurmët e rrugës, vetëm pak kilometra nga Kavaja, haset degëzimi jugor i Egnatias, ku gjendet Kalaja e Bashtovës. Burimet historike e vendosin ndërtimin e saj në epokën e Justinianit, në shekullin e 6. Në gjendjen aktuale, ajo është një rindërtim i shekullit 15 dhe ka qenë një kala garnizoni që i ka shërbyer degës jugore të via Egnatia, Vlore – Apolloni- Dyrrahium. Pranë Adriatikut, ajo mbetet e vetmja kala e ndërtuar në fushë në Ballkan. Zona ku ndodhet kalaja ka qenë qendër tregtimi e përdorur nga venedikasit. Më pas, gjatë perandorisë osmane, kalaja u kthye në port me funksion mbrojtjen e tregtisë bregdetare. Për këtë arsye, arkitektura veneciane dhe osmane gjenden të ndërthuruara në strukturën e saj.

Kalaja e Peqinit

Peqini është stacioni i parë i rrugws Engatia në trojet e Ilirisë, menjëherë pas Durrësit. Në hartat antike, ky stacion njihet me emrin Klodiana. Bërthama historike e Peqinit është kalaja në qendër, një ndërtim i shek 15-16. Mendohet që ajo është ngritur mbi themelet e një fortifikimi më të hershëm të kohës së Egnatias dhe ka përmasa të vogla. Megjithëse mbetet ende në këmbë, nevoja për restaurim dhe mirëmbajtje është e dukshme. Një tjetër objekt me rëndësi i këtij stacioni të dikurshëm të Egnatias është Xhamia e shekullit 19, e shkatërruar në 1967 gjatë fushatës kundër fesë dhe e rindërtuar pas viteve ‘90.

Ura e Fatishës

Pasi lë Peqinin, rruga e dikurshme romake kalon mbi urën e Fatishës. Në ditët e sotme, ajo ka ardhur në trajtën e një ure mesjetare, por mendohet të jetë ndërtuar mbi themelet e një ure më hershme të rrugës Egnatia. Ura me një hark të vogël dhe kalldrëm mes gjelbërimit është e vetmja gjurmë e dukshme e rrugës në këtë zonë.

Stacioni Ad Quintum

Në Bradashesh, stacioni Ad Quintum është stacioni më i qartë i rrugës së lashtë romake. Ajo cfarë mbetet prej tij ka trajtën e terminaleve të sotme dhe i përket shekullit të dytë. Stacioni ka funksionuar si mansio dhe mutacio, paktikisht hotel dhe vend për ndërrimin e kuajve.

Elbasan

Në Elbasan, rruga Egnatia kalonte mespërmes kalasë, për të vijuar në drejtim të Labinotit.  Por të gërmosh, nën rrugën që përdoret edhe sot gjenden gurët e kalldrëmit të Egnatias. Hyrja në kalanë antike ka qenë e përbërë nga dy kulla rrethore nga dy anët dhe hyrja kryesore me qemer. Megjithatë, ato nuk ngjajnë me golden gate-t tipike të Romës apo Selanikut.

Qendra e banuar e Skampinit dhe themelet e kalasë i takojnë shekujve 3-4, por trajtwn që ka sot, kalaja e mori në kohën e Sulltan Mehmetit rreth vitit 1496. Gjurmët e epokës osmane janë shtresëzuar mbi ato romake dhe janë ende të qarta në muret e Kalasë. Xhamia mbret, më e vjetra brenda kalasë, i përket shekullit 15 dhe është ndërtuar nga sulltan Bajaziti. Ndërsa në dalje të trasesë së rrugës antike ndodhet i restauruar një hamam i periudhës turke i shekullit 17.

Polis

Sa kalon Xibrakën, traseja e via Egnatias lë linjën e rrugës së sotme dhe kapërcen Shkumbinin, për t’u ngjitur në malet e Polisit. Ura e Haxhi Beqarit, dikur me tre harqe, mbi të cilën kalonte dikur rruga, ruan sot shumë pak gjurmë.

Në Spathar gjejmë gjurmët e para të trajtës origjinale të rrugës Egnatia. Rrugët romake ndiqnin përgjithësisht një trajektore të drejtë, aty ku terreni e lejonte, kishin themele të forta dhe sipërfaqe të përdredhura që lehtësonin kullimin dhe përdorimin e betonit të bërë me pozolana (hi vullkanik) dhe gëlqere. Megjithëse e përshtatën teknikën e tyare me materialet e disponueshme në vendin ku ndërtonin, inxhinierët romakë ndoqën në thelb të njëjtat parime në ndërtimin e rrugëve jashtë vendit. Në zonën e Polisit, malet e Kandavisë ilire kanë qenë sfidë për ndërtuesit e kësaj rruge. Megjithatë, edhe pse terren i thyer, kjo zonë kishte krijuar traditën e vet ndërtimore. Via kandave që haset këtu i takon shek 4-3 para erës sonë, para pushimit romak dhe përbën një nga tre akset ilire më të hershme në Ballkan.

Jo shumë larg rrugës ilire të Kandavisë, Egnatia kalonte mbi një urë që kapërcente ujërat e Gurrave të Zeza. Gjurmë të urës së vjetër ruhen ende sot.

Rruga gjarpëron më tej në një terren të thyer, që e ka bërë të domosdoshëm një mur mbajtës, i cili ruhet edhe sot në trajtën origjinale.

Zona e Polisit, për shkak të terrenit të vështirë, ka pasur disa stacioneve përgjatë rrugës. Sot nuk gjenden gjurmë të tyre, por këto objekte utilitare dalin në hartat e Peutingerit dhe kanë shërbyer edhe gjatë periudhës osmane. Në ultësirën mes maleve në Xhyrë, ka pasur një han dhe disa vendpushime.

Gjurmët e rrugës së vjetër janë të ruajtura më mirë se kudo tjetër në fshatrat e Polisit. Rrugët ekzistuese herë i mbivendosen Engatias e herë shmangen prej saj për të lidhur fshatrat me njëra-tjetrën. Megjithatë, në shumë segmente të saj, edhe pse kanë kaluar 22 shekuj, Egnatia i sfidon rrugët e reja. Koha është treguar e mëshirshme me të në lartësitë e maleve, por jo dora e njeriut. Një pjesë e madhe e gurëve janë marrë nga banorët e zonës, duke i dëmtuar trasenë apo muret mbajtëse.

Në Qukës-Skënderbej, Egnatia nis zbritjen për të kaluar sërish Shkumbinin. Ura dikur me tre harqe, por që nuk ruan shumë gjurmë të hershme, mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e dytë, në kohën e perandorit Trajan.

Pasi kalon urën, për disa kilometra, Egnatia shtrihet pikërisht nën aksin ekzistues, për t’u shmangur prej saj në ngjitje të Qafë-Thanës. Edhe këtu, dikur ka pasur një degëzim që ndahej në drejtim të Rrajcës.

Qafë-Thanë

Në Qafë-Thanë, rruga zbret dhe futet në një luginë kodrinore duke iu afruar kufirit të sotëm me Maqedoninë e Veriut. Sot aty nuk ka gjurmë të kalldrëmit, pasi diku mbi to ka qenë një repart ushtarak, tashmë i kthyer në kantier ndërtimi për materiale për shtrimin e rrugëve.

Ndërtimi

Sistemi rrugor romak, rrjet i jashtëzakonshëm transporti i botës së lashtë mesdhetare, që shtrihet nga Britania në sistemin e lumit Tigër-Eufrat dhe nga lumi Danub në Spanjë dhe Afrikën veriore. Në përgjithësi, romakët ndërtuan 50,000 milje (80,000 km) autostradë me sipërfaqe të fortë, kryesisht për arsye ushtarake.

Rrugët romake shquheshin për drejtësinë e tyre, themelet e forta, sipërfaqet e përdredhura që lehtësonin kullimin dhe përdorimin e betonit të bërë nga pozolana (hiri vullkanik) dhe gëlqere. Megjithëse e përshtatën teknikën e tyre me materialet e disponueshme në vend, inxhinierët romakë ndoqën në thelb të njëjtat parime në ndërtimin jashtë vendit si në Itali. Në vitin 145 pes ata filluan Via Egnatia, një shtrirje e Via Appia përtej Adriatikut në Greqi dhe Azinë e Vogël, ku u bashkua me Rrugën e lashtë Mbretërore Persiane.

Nga Qafë-Thana, Egnatia kthehej majtas dhe zbriste në buzë të Ohrit. Në Radozhdë, fshati maqedonas përballë Linit, ruhet një kalldrëm, ndër më të mirët në Ballkan, me gjatësi rreth 200 metër.

Për shkak të terrenit, rruga këtu ngushtohet, por ka ende trasenë dhe muret anësore që e kufizojnë.

Strugë

Pasi zbret nga Radozhda, trajektorja e rrugës vijon nën trasenë e asfaltuar që të çon në Strugë. Një vendbanim i themeluar në shekullin e 11, Struga ruan gjurmë të epokave të mëvonshme, kryesisht objekte kulti.

Në të dalë të Strugës, Egnatia vijon përgjatë buzës së liqenit deri në Podmolje. Për shkak të disnivelit dhe kërcënimit që paraqiste shpesh liqeni, rruga ka qenë e mbrojtur me blloqe. Gurët kanë rënë buzë liqenit po gjurmët kanë mbetur.

Sa i takon teknikës, në këtë segment ka një ndryshim me atë të përdorur në territorin ilir. Gurët shkëmborë të papërpunuar që mbrojnë rrugën, një teknikë më primitive se ajo e romakëve, mund të shpjegohen me një rrugë pararomake, një hipotezë kjo që mund të mbështetet edhe nga ndërtimet e paleolitit, gjurmë të të cilave janë gjetur jo shumë larg këtij muri në brendësi të liqenit të Ohrit.

Ndërsa vijon për në qytetin e Ohrit, gjurmët e rrugës pothuajse shuhen. Në fshatin Resnje, gjurmët e rrugës dhe një ure të vogël janë mbuluar nga bimësia. Ajo vijon më tej duke zbritur në qafën e Xhavatos, për të hyrë në fushën e Pelagonisë. Në këmbët e malit të Pelisterit, njësoj si në shumë segmente të rrugës së vjetër romake, dalin në dritë dy akse.

Dega e majtë e Egnatias vijonte për të hyrë në Manastir, ndërsa dega e djathtë në këmbët e malit të Pelisterit mund të ketë shërbyer si aks militar.

Heraklea

Stacioni i fundit brenda kufirit të sotëm të Maqedonisë së Veriut me Greqinë është Heraklea, një vendbanim i themeluar në mesin e shekullit 4 para Krishtit nga Mbreti Filip II i Maqedonisë. Ajo ka qenë një udhëkryq i rëndësishëm i Egnatias dhe kulmin e lulëzimit e pati në shekujt e parë të erës së re, kur u kthye në një qendër të fuqishme ekonomike dhe politike, me mëkëmbësin e saj të përhershëm romak dhe ushtrinë. Kjo shpjegon dominimin e arkitekturës romake, pavarësisht shekujve që pasuan. Teatri antik daton që në kohën e perandorit Adrian dhe kishte një kapacitet prej tre mijë spektatorësh. Bazilika kryesore në qendër të sajtit me mozaikun në dysheme i përket shekullit të pestë. Ndërsa muzeu në krah të teatrit, ku ekspozohen monedha, enë qeramike dhe pjesë skulpturash, të fton për një udhëtim në shekujt që kanë kaluar në Heraklea.

Historia e rrugës Egnatia, e shtrirë në më shumë se 2200 vjet, është ende e shkruar përgjatë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Turqisë. Kjo urë që lidhi Lindjen me Perëndimin mbetet monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri, e megjithatë për të nuk është bërë asgjë përtej emërtimit në tabelat e rrugicave në qytete apo dy-tre stacioneve të dikurshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy