“Vazoja e luleve”, Gjermania rikthen në galerinë “Uffizi” pikturën e vjedhur nga nazistët (VIDEO)

“Vazoja e luleve”, Gjermania rikthen në galerinë “Uffizi” pikturën e vjedhur nga nazistët (VIDEO)

“Vazoja e luleve” me autor mjeshtrin holandez Jan van Huysum u kthye në Galerinë e Uffizi në Firence të premten, 75 vjet pasi ishte vjedhur nga ushtarët gjermanë. Para se të merrej nga ushtarët nazistë, ndërsa ata u tërhoqën në veri gjatë Luftës së Dytë Botërore, piktura ishte varur në galeri në vitin 1824.

Vepra mbeti e humbur për disa dekada deri në vitin 1991, kur u rishfaq pas ribashkimit të Gjermanisë. Ministri italian i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero Milanesi, festoi përpjekjet e bëra nga ekipi për kthimin e pikturës.

“Kjo histori është një histori e bukur sepse përfshiu një përpjekje të vërtetë të koordinuar që na lejon të sjellim në shtëpi një tablo të rëndësishme që fillimisht ishte pjesë e këtyre koleksioneve. Tani ajo mund të jetojë në këto koleksione së bashku me piktura të tjera të rëndësishme. Është një histori me një fund të lumtur, një histori shumë evropiane”, u shpreh Milanesi.

Familja e cila kishte në posedim “Vazon e luleve” kërkoi deri në dy milionë euro nga autoritetet gjermane në këmbim të pikturës. Ligji gjerman vendos kufizime për krimet e ndodhura më shumë se 30 vjet më parë, gjë që pengoi qeverinë në lidhje me pretendimin se piktura ishte e vjedhur. Një betejë ligjore u bë mes qeverisë dhe familjes. Autoritetet theksuan se piktura ishte vjedhur, që do të thotë se ushtari që e mori atë nuk mund të shihej si pronar dhe nuk kishte të drejtë ta linte këtë vepër si trashëgimi për askënd, ndërsa avokatët e familjes argumentuan se ushtari e kishte blerë pikturën në një treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy