
Nga datat 28, 29, 30, e 31 korrik, starton edicioni i 10-të i “Turtle Fest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Dhërmi.
Ky organizim veror mbështet prej vitesh nga Ministria e Kulturës, e cila ka vlerësuar përpjekjet e një grupi të rinjsh të apasionuar, që gjallërojnë jetën artistike por njëkohësisht nxisin dhe sipërmarrjet e reja.
Vetë ministrja Elva Margariti ka kujtuar sfidat dhe momentet e bukura të një dekade aktivitet, sikurse dhe për të prezantuar programin e këtij edicioni jubile.
“Për 10 vjet “Turtle Fest” ka mundur të mbajë gjallë shpirtin artistik në sezonin veror, edhe në kohëra të vështira.
Në plazhin e Dhërmiut do të performojnë artistë shqiptarë e ndërkombëtarë, përgjatë 4 netëve.
Sipas organizatorëve, ky festival nisi nga viti 2012 dhe është një festë e madhe shqiptare e dashurisë, kulturës, kërcimit, freskisë, verës dhe ëndrrave të fuqishme të mbushura me dashuri, miq vendas dhe ndërkombëtarë, lumturi, argëtim, të qeshura, lindje dielli, perëndim të diellit me shumë muzikë fantastike në plazh.



