Fama e Dua Lipës/ 126 foshnje në Britani më 2019 morën emrin e saj

Fama e Dua Lipës/ 126 foshnje në Britani më 2019 morën emrin e saj

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe personazhi i filmit “Star Wars”, Kylo Ren, janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjeve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.

Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe tha se bebet e quajtura Dua u dyfishuan në 2019-ën, krahasuar me 2017-ën, kur këngëtarja shpërtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u quajtën Dua në 2019, në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në 2017, duke sugjeruar se ashtu si singëlli i parë i saj që arriti majat në Britaninë e Madhe, këngëtarja ka vendosur rregulla të reja për sa i takon frymëzimit për emra.

Popullariteti i Kyolo është rritur ndërkohë që kur filmat “Star Wars” nisën në 2015-ën. Por sidoqoftë, Oliver dhe Olivia janë ende emrat më të përzgjedhur në Angli dhe Uells, me më shumë se 8 mijë foshnja që morën këta emra në 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy