James Fridman, grafik dizajnëri që shkakton aq shumë të qeshura me përgjigjen e duhur (FOTO)

James Fridman, grafik dizajnëri që shkakton aq shumë të qeshura me përgjigjen e duhur (FOTO)

Nuk ka dyshim që fotoshopi, kur përdoret si duhet, mund të jetë super bindës, por në rastin e  një talenti të grafikës mendjehollë e plot humor mund të shkaktojë edhe shumë të qeshura.

Ndoshta keni dëgjuar për James Fridman, një grafik dizanjër britanik shumë i njohur për editimin e fotove të njerëzve (me kërkesën e tyre) me një efekt komik. Me mbi 1.62 milionë ndjekës në Twitter, ky mjeshtër i fotoshopit është më i miri në llojin e tij. Le të shohim se si u përgjigjet kërkesave të njerëzve në mënyrën më komike, ashtu si ata vetë kanë kërkuar...

1. Kur nuk e saktëson se cilin personazh…

Pra, kjo zonjë është një fanse e madhe e Harry Potter dhe dëshiron të jetë një nga personazhet e serialit të famshëm. Ndoshta, Hermione Granger…

2. Plazh në Amerikë

Ne e dimë tani se Fridman është shumë i sjellshëm kur është fjala për të ndihmuar njerëzit me aftësitë e tij në fotoshop, por nuk e dimë sa i realizon edhe ëndrrat e tyre. Ky tipi nga Rusia ëndërron të “shtrihet” në një plazh amerikan. Ai i dërgoi foton e tij në plazh Fridman-it, duke i thënë:  "…Këtu jam shtrirë në një plazh në Rusi, por do të doja të shtrihesha në Amerikë". Dhe Fridman vepron pikërisht ashtu: “Mirë se vjen në Amerikë”.

3. Regullimi i një fotografie

Mjeshtrit Fridman, iu kërkua nga kjo grua e re që të bënte vetëm një rregullim të vogël, në mënyrë që të duket sikur ajo po mban shkëmbin. Një kërkesë e padëmshme, sigurisht.

4. Ëndrra të realizuara

Kjo zonjushë shprehet se gjithmonë ka dëshiruar të jetë një astronaute në hapësirë. Ajo e pyet Fridmanin nëse mund ta bëjë me fotoshop në hapësirë. Sigurisht.

5. Grua xheloze?

Epo, James Fridman i dha një mësim jete kësaj gruaje, e cila dëftehet pak si tepër xheloze me kërkesën e saj. Ne jemi të sigurt që jo shumë njerëz mund ta kishin dalluar atë grua që shikonte në çift, por zonja e bëri "çështje" që të vinte në vëmendjen e të gjithëve. “A mund të bësh që ajo vajza majtas të mos ia ketë ngulur sytë mua dhe tim shoqi?” Sigurisht.

6. Sipas kërkesës…

Në këtë pikturë vajza i kërkon Frdmanit t’ia bëjë fytyrën më të vogël se të të dashurit të saj. Dhe ai ashtu vepron.

7. Beteja me rosën:

Djali në foto i kërkon artistit që ta bëjë të duket sikur po lufton rosën. Rezultati është 1 me zero për rosën. Sigurisht.

8. Si të bëhemi më tërheqëse…

Kjo vajzë e re i kërkon Fridman që t’ia bëjë fytyrën të duket më pak e rrumbullakët. Dhe ja, fytyra nuk është më e rrumbullakët…

9. Përgjigje e merituar…

Fridman është i njohur për reagimet e tij të drejta kur ka abuzime në kërkesat për fotoshop. “Hej shoku, a mund ta rregullosh se është dërrasë, bëj që të duken gjokset më të mëdha”. Përgjigjja e merituar, i shtoi edhe më fansat e Fridmanit.

10. Një takim i këndshëm…

Me sa duket këtë vajzën me fund lejla nuk e kanë shumë për zemër këto shoqet. “James a mund ta nxjerrësh jashtë”. “Po e nxora jashtë dhe kaluam shumë mirë”, përgjigjet ai, duke u dhënë atyre një mësim të mirë…

11. Tatuazh me krahë në një kënd…

Duke sqaruar që emri i tij i plotë është James dhe jo J. artisti Fridman plotëson kërkesën: “J. a mund të vësh një tatuazh në kënd në barkun tim?”. Sigurisht.

12. I uritur për dashuri

Oleg i kërkon Fridman ta çojë te “Titaniku” se mbase aty gjen gjysmën tjetër, pasi ai është i uritur për dashuri, duke nënshkruar: “Sinqerisht juaji, Oleg”. Sigurisht, “Sinqerisht juaji, James”. Ha që të mos jesh i uritur…

Dhe sigurisht lista nuk mbaron… për më shumë ju mund ta gjeni artistin në mediat sociale. Kujdes, kur t’i kërkoni pak fotoshop... Buzëqeshni… /24/4 Mirror, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy