Imazhet e fiksuara me aparartin e tij në Ukrainë, publicisiti Ben Blushi i ka sjellë në ekspozitën “Ukraina në 10 orë”. Portrete shprese, pamje tronditëse, dëshmi e asaj që po ndodh në Ukrainë si dhe çaste nga jeta e atyre që luftuan e vijojnë të luftojnë për atdheun janë gjithçka që do të gjeni në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji në COD.



