“Dokufest”, festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër sjell 250 filma në Prizren

“Dokufest”, festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër sjell 250 filma në Prizren

Në Prizren po zhvillohet edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, në të cilin këtë vit shfaqen mbi 250 filma.

Prizreni është shndërruar në destinacion për filmdashës, kineastë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë, thuhet në njoftimin online të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, të Kosovës.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?”, duke dashur t’u japë përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, diskutime e mbrëmje muzikore.

Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”.

Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

“DokuFest” do të mbahet deri më datë 13 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy