Vepra e artit e shumëpërfolur e artistit italian, Mauricio Katelan, që u prezantua të mërkurën e kaluar në Miami, ka pasur një fund të merituar.
Banania e ngjitur në mur, e dalë në shitje për 120 mijë dollarë ra pre e urisë së një tjetër artisti.
Ka qenë vetë David Dattouna që përmes një videoje ka sqaruar arsyen e thjeshtë, pse konsumoi veprën e artit.
Galeria e artit Perrotin, e themeluar në Paris dhe që në të kaluarën ka bashkëpunuar me Katelan ka treguar se banania është vepra e parë e artistit që u ekspozua pas 15 vitesh.
Artisti Katelan njihet për veprat që nxisin reagime, siç ishte tualeti i artë, i cili u vodh nga Pallati Blenhajm i Britanisë shtatorin e kaluar.
Një tjetër punë e tij, "Him" që tregon Hitlerin e gjunjëzuar, është shitur me një çmim rekord në 2016, për 17.2 milion dollarë.



