
Rikthehet pas gati një dekade në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, vepra e kompozitorit italian Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini), "Il Trittico" ("Triptiku").
Tri opera në një, shfaqja nis me “Il Tabarro” për të vijuar me "Suor Angelica" dhe për t'u mbyllur me operën "Gianni Schicchi".
Ky triptik veç emrave të njohur të skenës operistike shqiptare do të ketë edhe italianë.
“Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Gicomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: Vdekja.
Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Puçiniano dhe Institutit Italian të Kulturës, në 100-vjetorin e vdekjes së Puccini-t.
Dramaticiteti i shfaqjes "Il Trittico", emocionet dhe interpretimi do të mbajnë të mbërthyer publikun , edhe sot, më 3 mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, prej orës 19:oo.



