7 mijë imazhe në 7 periudha historike/ Hapet muzeu virtual “Fototeka”

7 mijë imazhe në 7 periudha historike/ Hapet muzeu virtual “Fototeka”

Muzeu virtual “Fototeka” ka hapur ‘dyert’ për të pasionuarit pas fotografisë së vjetër.

Në këtë muze virtual publikohet trashëgimia fotografike në territoret shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri në fund të regjimit totalitar.

Aty pasqyrohen mbi 7000 imazhe të ndarë në 7 periudha historike, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se bëhet fjalë për imazhe që nuk janë parë kurrë më parë.

Mbi 7000 imazhe, ndarë në 7 periudha historike, shkrepur nga dhjetëra fotografë, kryesisht të juglindjes së Shqipërisë, shpalosin më shumë se një shekull histori.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, me kontributin e koleksionistëve privatë, Fondacioni “Art & Histori” hap një dritare ku mund të zbuloni imazhe që nuk i keni ndeshur kurrë më parë!

Në këtë muze shfaqen rreth rreth 40 albume nga fundshekulli XIX-mesi i shekullit XX, si pllaka xhami, diapozitivë, negativë në letër, filma, printe origjinale.

Këto albume përmbajnë imazhe nga Lufta e Parë Botërore, ndërtimet e trupave italiane në ishullin e Sazanit (1918 -1922) në qytetin e Vlorës ( 1916 – 1920), ndërtimi i portit të Durrësit (1929-1932), vizitat e kontit Galeazzo Ciano (1938), pelegrinazhi në ‘Kuotën 731’, Rehovë, Skrapar në kujtim të Luftës Italo -Greke (1941) etj.

Të pranishme janë edhe albumet propagandistike të periudhës komuniste, që ilustrojnë ndërtimin e hekurudhës së parë Durrës – Peqin (1947), ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve ‘Stalin’ (1951), ndërtimin e hidrocentralit ‘Lenin’ (1951) e duke vazhduar më tej me albumet dhuratë për diktatorin Enver Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy