Tashmë traditë prej vite me rradhë Korça u ndez nga Festivali i Karnavaleve, ritmet e muzikës dhe larmia e ngjyrave.
Së fundmi kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, ku shihen pamjet nga festa e karnavaleve që është zhvilluar në “qytetin e festës”.
Në video shihen me qindra qytetarë që janë mbledhur në qendër të qytetit, ku nuk ka munguar muzika dhe kërcimet.
“MIRËMËNGJES, dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.



