Bob Dylan i jep fund indiferencës për “Nobel”-in e Letërsisë

Bob Dylan i jep fund indiferencës për “Nobel”-in e Letërsisë

“Nobeli” i fundit i Letërsisë u pasua nga një diskutim i madh fillimisht lidhur me emrin e fituesit e më pas me indiferencën e këtij të fundit. Por saga e çmimit më prestigjioz të letërsisë ka marrë fund. Këngëtari Bob Dylan e ka tërhequr çmimin në një ceremoni të rezervuar në një hotel në kryeqytetin suedez.

Larg kamerave dhe reflektorëve, Dylan është shfaqur para spektatorëve të paktë në numër dhe ka tërhequr çmimin.

Ceremonia ka zgjatur pak dhe lajmi është dhënë fillimisht nga dy drejtuesit e televizionit suedez, STV.

Këngëtari-poet 75-vjeçar u ka dhënë fund kështu polemikave duke përdorur qëndrimin në Stokholm në kuadër të një turi për lançimin e albumit të ri, “Triplicate”.

Pas shpalljes fitues i Nobelit të Letërsisë, i vetmi reagim i tij deri tani ka qenë një telefonatë falenderuese dy javë pasi Akademia Suedeze e publikoi emrin e tij si fitues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy