Këngëtari James Blunt po jep kontributin e tij për të ngritur shpirtrat e atyre që vuajnë nga koronavirusi, duke moderuar një emision radiofonik, që do të transmetohet nga 170 stacione spitalore në Britani.
"Shpresoj të largoj mendjen e njerëzve nga gjërat e përditshme", tha ai.
Në emision do të përcillen "një grup melodish për t'u ndjerë të mirë dhe për të përcjellë mirënjohjen e madhe për ata që punojnë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
"The Greatest Hour" do të transmetohet nga Shoqatat e Transmetimeve Spitalore dhe zëdhënësi i Blunt tha se: "Jemi të emocionuar që në këtë mënyrë James dëshiron të falënderojë stafin e NHS".
Me këngën e tij më të re Blunt po mbledh fondet për NHS dhe Organizatën Botërore të Shëndetit.



