Jorgji: Politika globale me Trump është në një ndryshim të thellë

Jorgji: Politika globale me Trump është në një ndryshim të thellë

Profesori i studimeve ndërkombëtare Jordan Jorgji, për konferencën shkencore të zhvilluar nga universiteti i Korçës mbi 80 vjetorin e luftës së dytë botërore thotë se asokohe kishte dy boshte, aleatët e Gjermanisë nga njëra anë dhe Anglia dhe Franca nga ana tjetër që diktuan fillimisht politikat e shteteve të mëdha dhe më tej politikat e shteteve të vogla.

Duke folur për “MCN Informacion” ai tha se shtetet e vogla ishin nën drejtimin e sinjaleve që vinin nga shtetet e mëdha dhe me dilema sigurie por se aktualisht me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka një ndryshim të thellë të politikës globale.

Politika globale në këtë moment është në një ndryshim të thellë të asaj që ishte para Trump.

Ka kohë që sistemi po bëhet multilateral, bie sistemi i luftës së ftohtë që kishim dy fuqi SHBA dhe Bashkimin Sovjetik.

Po hyjmë në një sistem multilateral i cili është një lajm i mirë se ofron ide të ndryshme, por sistemet multilaterlae janë më të prirura drejt luftës dhe konflikteve.

Filozofia e Trump, është e një njeriu që sjell një realizëm ekstrem. Trump del nga dimensionet e diplomacisë klasike dhe shkon t’i zgjidhë gjërat drejtpërdrejti, si burri burrit.

Kjo sjell dhe pasiguri, pasi mund të mbyll një konflikt, por nuk e rregullon konfliktin.  

Lidhur me mendimin që Partia Komuniste Shqiptare dhe Enver Hoxha hyjnë në historinë e Shqipërisë si një puç jugosllav, Jorgji tha se nuk e ndan një mendim të tillë.

Figura e Enver Hoxhës është një figurë reale, është një luftë shumëvjeçare që i paraprin sistemit komunist dhe influencave të ndryshme dhe një lufte partizane që e kishte përfaqësuar atë njeri dhe ato vlera.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos e instrumentalizojmë historinë, por të demokratizojmë dijen dhe forcojmë pluralizmin dhe të dalin të gjitha mendimet të shkencës dhe jo të kafenesë.

Aktualisht po jetojmë një ndryshim të skenës ndërkombëtare me Presidentin Trump që kërkon të rivijëzojë rregullat ndërkombëtare kështu ndodhi dhe në luftën e dytë botërore.

Shtetet që kërkojnë supermaci, kishim një sistem ndërkombëtar multilateral, që e bëjnë sistemin më të pasigurt, më të paqëndrueshëm dhe më me shumë prirje drejt konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy