Sheshi mban emrin e tij, largohet pas 97 vitesh busti i Çerçiz Topulli

Sheshi mban emrin e tij, largohet pas 97 vitesh busti i Çerçiz Topulli

Pas 97 vitesh që prej vendosjes së tij në  sheshin që mban të njëjtin emër busti i heroit Çerçiz Topulli në Gjirokastër, është larguar prej aty.

Zhvendosja nga sheshi është e përkohshme si pasojë e punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor.

Bashkë me shtatoren është hequr edhe bazamenti me vlera monumentale, në të cilin ishte vendosur punimi i mjeshtrit Odise Paskali qysh prej vitit 1934.

Bëhet fjalë për disa pllaka mermeri të sjella nga Italia pikërisht në vitet ’30. Shtatorja do të rikthehet sërish në përfundim të punimeve.

Monumenti, pa të cilin nuk mund të kuptohet sot qyteti i gurtë, u ngrit me kontributin e vetë gjirokastritëve në atë kohë. Monumenti kushtoi plot 3600 franga ari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy