Vdes këngëtari Little Richard, pionieri i Rock 'n' roll

Vdes këngëtari Little Richard, pionieri i Rock 'n' roll

Ylli i muzikës rok n’roll, Little Richard ka vdekur në moshën 87-vjecare, ka njoftuar djali i tij, Danny Penniman.

Revista Rolling Stone e ka cituar atë të ketë thënë se ende nuk dihen arsyet e vdekjes së këngëtarit.

Në mesin e këngëve të tij më të famshme ka qenë edhe Good Golly Miss Molly.

Këngëtari, që ka lindur në Xhorxhia, si Richard Wayne Penniman dhe ka qenë një prej pjesëtarëve të parë të zhanrit rok n’roll.

Ylli muzikor është njohur për performancat e tij të veçanta, zërin e fuqishëm dhe veshjet e pazakonshme.

Ai ka qenë një prej 12 fëmijëve të familjes, i cili ka nisur të këndojë sepse ka dëshiruar të dallohet nga motrat dhe vëllezërit.

“Kam bërë çfarë kam bërë, kam kërkuar vëmendje. Kur kam nisur të luaj në pian dhe të bërtas e këndoj, kam pasur vëmendje”, ka thënë ai më parë për BBC.

Little Richard mishëroi shpirtin më rebelues dhe më pak të ëmbël të rock'n'roll, tekstet e tij me qëllim të pakuptimta, duke minuar të gjitha rregullat e komunikimit që muzika kishte si rregull deri atëherë.

Këngët e tjera të tij të njohura poashtu janw tw njohur si “Tutti Frutti” dhe “Long Tall Sally”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy