94 vjet nga vdekja e rilindasit dhe klerikut Shtjefën Gjeçovi

94 vjet nga vdekja e rilindasit dhe klerikut Shtjefën Gjeçovi

Më 14 tetor të vitit 1929, u nda nga jeta rilindasi, etnologu, shkrimtari, arkeologu dhe kleriku Shtjefën Konstantin Gjeçov Kryeziu i njohur si at Shtjefën Gjeçovi, autori i veprës monumentale “Kanuni i Lek Dukagjinit”.

Ai u vra në fshatin Zym, në mes të Gjakovës dhe Prizrenit, nga policia e fshehtë serbe.

Me përfundimin e kolegjit françeskan në Troshan, në vitin 1888 nisi studimet në Kroaci.

Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896, u dorëzua prift dhe shërbeu në Theth, Pejë, Gomsiqe, etj.

At Shtjefën Gjeçovi, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në grumbullimin e shumë gojëdhënave dhe përgatitjen e disa monografive shkencore.

Krahas këtyre, përktheu disa vepra të rëndësishme të letërsisë botërore.

Ndihmesën më të rëndësishme e dha në fushën e etnologjisë, ku padyshim vepra monumentale mbetet “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Në punën e gjatë për përgatitjen e kësaj vepre ai i mblodhi rregullat dhe kanunin nga goja e njerëzve, në të gjithë rajonet e veriut ku shërbeu si prift, dhe bëri një përmbledhje shumë interesante e cila si fillim u botua në revistën “Hylli i Dritës”.

Punoi si mësues për përhapjen e gjuhës shqipe dhe për shkak të veprimtarisë së tij patriotike dhe në shërbim të kombit shqiptar, më 14 tetor 1929, në një pritë të mirëpërgatitur prej disa kohësh, u vra nga persona të paidentifikuar në shërbim të pushtetit jugosllav.

Dokumentet bashkëlidhur, paraqesin informacione mbi veprimtarinë e At Shtjefën Gjeçovit në drejtimit të hulumtimeve arkeologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy