Në kuadër të aktiviteteve të Javës Botërore të Muzikës Klasike, “Orkestra e Harqeve” solli për publikun një mbrëmje artistike në lagjen Kala të Elbasan.
Nën drejtimin e dirigjentit Fabiol Aliaj, koncerti u realizua me pjesëmarrjen e sopranos Ulpiana Aliaj, tenorit Noel Hoxholli dhe violinistit të njohur, maestro Zeqir Sulkuqi.
Programi muzikor solli një udhëtim artistik përmes veprave të autorëve shqiptarë dhe të huaj, duke krijuar një atmosferë të veçantë në një nga zonat më historike të qytetit, në Lagjja Kala.



