
Aktori Kevin Hart është lënduar rëndë nga një aksident me makinë në Los Anxheles, të dielën
40-vjeçari Hart, ndodhej në një “Plymouth Barracuda” të vitit 1970 menjëherë pas mesnatës kur shoferi humbi kontrollin e makinës.
Nuk dihen detaje për dëmtimet e Hart, përveç se është plagosur në shpinë.
Hart u dërgua në Qendrën Mjekësore të Spitalit Northridge dhe shoferi u dërgua në një spital tjetër.
Zëdhënësi i Hart nuk ka bërë asnjë koment.
Kevin Hart i njohur për komedinë e llojit stand-up tij dhe rolet komike në filma hollivudianë si "Ride Along".



