
Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi Butrintin, një nga atraksionet më të vizituara në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se Dua Lipa ka plot dëshirë për të njohur rrënjët e saj.
“Butrinti, ky thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore priti një mikeshë të veçantë: Duan, këtë vajzë-yll plot dëshirë për të njohur rrënjët e veta”, shprehet Margariti.
Dua Lipa ndodhet prej ditësh në Shqipëri, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka zgjedhur bregdetin e bukur të jugut, për të pushuar me familjen.



