Një ekspozitë për fëmijën brenda nesh (VIDEO)

Një ekspozitë për fëmijën brenda nesh (VIDEO)

Në një qoshk arti të Galerisë 70, artisti Edison Çeraj na fton të shkëputemi nga dimensioni i rrëmbyshëm i aktualitetit të vrazhdë, për t’u strukur në thelb të qenies sonë.

Në kërkim të një takimi me fëmijën që ruan brenda vetes, artistit thërret  në ndihmë konceptin e “Ngjyrosjes”.

Ekspozita vjen si një përralle vizive, që të sjell ndërmend “Princin e Vogël”, që Antoine de Saint-Exupéry shkroi 77 vite më parë për t’u larguar nga realiteti banal i kohës.

Fjala zëvendësohet nga forma e ngjyra pa titull, dhe bota e sjellë përmes fëmijës së zgjuar tek i rrituri, vjen më humane.

Për artistët që rendin të kapin konceptet më elitare të artit shpesh duke iu kundërvënë dhe ndjesive të brendshme, “Ngjyrosja” e Çeraj është edhe një ftesë për t’u zhveshur nga kompleksi i ideales, artit perfekt.

Simfonia e ngjyrave të çelura të Çerajt, në fund të rrugëtimit drejt botës fëminore, arrin të nxisë jo vetëm reflektim, por edhe të frymëzojë të rinjtë, pasi shpesh gjenialiteti qëndron pikërisht te gjërat e thjeshta…

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy