Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik e Shkencor/ Prezantohet monografia për Universitetin i Tetovës

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik e Shkencor/ Prezantohet monografia për Universitetin i Tetovës

Në kuadër të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor u prezantua monografia “Universiteti i Tetovës 1994/5-2004/5”.

Në aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, zëvendëskryetari Vasil Tole, sekretari shkencor Shaban Sinani, kryetari i Seksionit të Shkencave Albanologjike dhe Shoqërore Gëzim Hoxha, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi foli për perspektivën e një marrëveshjeje të konsoliduar me Universitetin e Tetovës në një kohë që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ndërmarrë një nga nismat kryesore për hartimin e tri veprave të mëdha “Historia e shqiptarëve”, “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” dhe “Enciklopedia”, tri botime të rëndësishme ku duhet pjesëmarrja e të gjithë specialistëve kudo që janë.

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Maqedonisë është shumë e rëndësishme, pasi është pjesa ku historia deformohet më shumë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i përgëzoi autorët për monografinë që flet për një periudhë të vështirë që ka qenë ecuria e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe një institucioni paraprijës, siç është Universiteti i Tetovës në misionin e integrimit në Evropë si qytetarë të barabartë.

Prof. dr. Kushtrim Ahmeti prezantoi monografinë “Universiteti i Tetovës 1994/5-2004/5”.

Ai tha se përgatitja e monografisë ka kërkuar shumë mund dhe përkushtim, kërkime të shumta, mbledhje të materialeve e dokumenteve, punë në terren, verifikim të të dhënave, sistemim dhe redaktim të teksteve.

Nëpërmjet punës kërkimore dhe shkencore është arritur ta finalizohet siç duhet monografia gjithëpërfshirëse, e cila do t’i shërbejë kujtesës sonë, do të jetë vlerësim për ata që sakrifikuan e punuan për Universitetin e Tetovës dhe do të jetë mesazh kuptimplotë për ata që studiojnë e do të studiojnë në këtë universitet. E mesazhi është se veprat e mëdha, siç është Universiteti i Tetovës, duan punë të përbashkët, mençuri, ngulmim, sakrificë dhe vendosmëri.

Ne besojmë se monografia për Universitetin e Tetovës do t’i motivojë në të ardhmen edhe shumë autorë të tjerë që të shkruajnë libra të kësaj përmase, sepse për këtë kështjellë drite, arsimi, kulture, arti e shkence do të shkruhet për jetë e mot, . Pasi kjo monografi ka si qëllim parësor shpalosjen e një kujtese dhe historie për Universitetin e Tetovës, jemi të hapur për çdo sugjerim, me qëllim që të plotësohet gjatë ribotimeve të ardhshme.

Monografia përmban gjithsej 15 kapituj. Kapitulli i parë sjell dëshmi origjinale mbi iniciativën për themelimin dhe fillimin e punës së universitetit të parë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kapitujt e tjerë, nga i dyti deri tek i nënti hedhin dritë mbi funksionimin e Universitetit të Tetovës, rezistencën e drejtuesve të universitetit përballë presioneve shtetërore, si dhe sensibilizimin e opinionit të vendit dhe faktorit ndërkombëtar për zyrtarizimin e tij.
Kapitujt X-XI sjellin të dhëna për marrëveshjen e arritur ndërmjet udhëheqësisë së UT dhe faktorit politik i që rezultoi me zyrtarizimin e UT-së, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, si dhe miratimin e Ligjit për Universitetin e Tetovës.

Në kapitujt XIII-XIV gjejmë informata lidhur me financat, objektet mësimore, administrative dhe hapësirat tjera ndihmëse gjatë viteve 1994-2004. Monografia përmbyllet me Kapitullin XV, duke vënë theksin në mëtimin e UT-së për jetësimin e misionit të nisur nga figurat kyçe të popullit shqiptar.

Kapitujt X-XI sjellin të dhëna për marrëveshjen e arritur ndërmjet udhëheqësisë së UT dhe faktorit politik i që rezultoi me zyrtarizmin e UT-së, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, si dhe miratimin e Ligjit për Universitetin e Tetovës.

Ky tekst i monografisë shtrihet në 499 faqe, mbështetet në 326 fusnota dhe bibliografi prej 295 materialeve burimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy