“Sunny Hill” i Dua Lipës zhvendoset në Tiranë/ Politika në Kosovë reagon pas anulimit të festivalit

“Sunny Hill” i Dua Lipës zhvendoset në Tiranë/ Politika në Kosovë reagon pas anulimit të festivalit

Festivali i madh “Sunny Hill” që do të të mbahet nga 4 -7 gusht nuk do të organizohet këtë vit në Prishtinë. Ky festival që u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, do të zhvendoset në Tiranë, ku Bashkia ka siguruar se gjithçka do të jetë në mënyrë perfektë.

Vetë themeluesi dhe organizatori i këtij festivali njoftoi se eventi do të mbahej në gusht në Tiranë dhe se për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë, ka vendosur që organizimi të zhvendoset në Tiranë.

Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” shkruante në letër Dukagjin Lipa.

Festivali u tha se do të zhvendoset në Tiranë për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Përmes një reagimi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë thotë se nuk kishte anuluar por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungonin”

Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite.

Sipas tyre lënda nuk ka qenë e kompletuar dhe konfrom ligjit kanë kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës  për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore”.

Më tej, MAPL thotë që kanë munguar disa dokumente esenciale në aplikacion.

Nga ana e tij Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka akuzuar themeluesin e Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, për presion mbi çështjen e lëshimit të lejes për pronë në Bërnicë të Poshtme.

Ministri Çeku ka thënë se MKRS-ja ia ka ofruar mbështetjen e nevojshme festivalit. Megjithatë, ai ka thënë se për çështjen e dhënies së territorit në shfrytëzim duhet kohë që të mos gabohet.

Ai e ka cilësuar të padrejtë edhe letrën e Lipës për krerët e shtetit e publikimin e shpejt të vendimit për zhvendosje.

Megjithatë, zhvendosja e “Sunny Hill Festival” në Tiranë nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e artistëve e po ashtu edhe politikanëve.

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Besnik Tahiri, Vlora Çitaku dhe Lutfi Haziri, janë disa prej politikanëve që kanë reaguar në lidhje me anulimin e “Sunny Hill” dhe e fajësojnë qeverinë, duke e cilësuar si dështim dhe sabotim të qëllimshëm nga ana e tyre.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë detaj në Tiranë për parcelën prej 17 hektarësh që organizatorët kërkojnë për shfrytëzim për 99 vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy