Mes zhurmës së valëve dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”. Pjesë e këtij eventi kulturor janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët po bashkëbisedojnë dhe ndajnë emocionet e tyre me lexuesit.
Organizatorët synojnë ta kthejnë këtë event në një traditë të përvitshme kulturore në Shëngjin.
Shkrimtarët pjesëmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e mirë për të afruar lexuesit me librin, në një kohë që bota virtuale po ecën me ritme të shpejta.
Panairi i librit “Valë dhe Fjalë” në Shëngjin do të zgjasë për dy ditë me radhë, ndërsa interesi i lexuesve që në ditën e parë ishte i konsiderueshëm.



