Restaurohet ikona “Shën Nikolla me skena nga jeta”, pjesë e muzeut “Onufri”

Restaurohet ikona “Shën Nikolla me skena nga jeta”, pjesë e muzeut “Onufri”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se pas një ndërhyrjeje disamujore, në Laboratorin e Veprave Artit në Muzeun e Ikonografisë “Onufri” ka përfunduar restaurimi i ikonës “Shën Nikolla me skena nga jeta”, duke shpëtuar kësisoj nga degradimi.

Kjo ikonë e vitit 1814, e cila i atribuohet Joan Çetirit nga Grabova e Gramshit është pjesë e koleksionit të Muzeut “Onufri” dhe i përket ikonostasit të Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”.

“Tashmë publiku mund të shijojë 13 skenat e ikonës, me ngjyra plot jetë dhe gjithë madhështinë që paraqet ajo”,  ka bërë të ditur Margariti.

Kjo ikonë është e realizuar nga Joan Çetiri që ishte njëri nga vëllezërit e njohur Çetisi së bashku me Gjergj Prend Çetirin.

Ata ia trashëguan edhe fëmijëve të tyre Nikollës dhe Naumit dhe të gjithë së bashku kanë realizuar një numër të madh veprash si në kishën e “Shën Nikollës” në Vanaj 1795, kishën e “Shën Thanasit” në Karavasta 1797, kishën e “Shën Marisë” në Bishtqethëm 1798, kishën e “Shën Todrit”, në Kadipashaj 1801, kishën e “Shën Gjergjit” në Strumë 1801 e shumë ikonostase të tjera, të cilat vlerësohen si thesare të ikonografisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy