
Një tjetër varr është zbuluar në Luginën e Mbretërve të Egjiptit, në Luxor. Varri daton nga koha faraonike, rreth shekullit të XII para Krishtit dhe përmban mbetjet e mumifikuara të një prifti dhe gruas së tij.
Gjatë gërmimeve arkeologët kanë gjetur gjithashtu edhe sarkofagë dekorativë dhe mijëra statuja. Teknologjia e re, teknikat më të mira të hartës dhe rikthimi i interesit për thesaret e varrosura të Egjiptit kanë çuar në një numër gjetjesh të kohëve të fundit.
Varri i zbuluar së fundmi i përket periudhës ramsesiane. Brenda tij janë gjetur me ngjyra, me një përshkrim të Mbretëreshës Ahmose-Nefertari dhe të birit të saj Amenhotep I, të dy të hyjnizuar gjatë periudhës ramsesiane. “U gjetën shumë objekte brenda varrit, por më shumë interes paraqesin dy arkivolet brenda tij", tha ministri i antikitetit të Egjiptit, Khaled el-Anani.
Periudha ramsesiane daton në vitet 1292 -2069 para Krishtit dhe i përket dinastisë së 19 dhe asaj të 20 të Egjiptit të lashtë. Gjatë kësaj periudhe, 11 faraonë mbajtën emrin Ramses, pas Ramesesit të Parë I, themelues i dinastisë së 19-të.
Gjetjet e fundit zbuluan artefakte të ruajtura shumë mirë, ndërsa disa nga pikturat duken të freskëta, sikur sapo janë përfunduar.
Egjipti e ka rikthyer interesin për promovimin e trashëgimisë së tij, pasi një periudhe të varfër disavjeçare në aspektin e turizimit, për shkak të sulmeve terroriste. Turizmi është një nga burimet më të mëdha të ekonomisë së Egjiptit.



