Ndërron jetë albanologu i mirënjohur, Giuseppe Gradilone

Ndërron jetë albanologu i mirënjohur, Giuseppe Gradilone

Ka ndërruar jetë albanologu i mirënjohur dhe i përkushtuar prof. Giuseppe Gradilone, studiues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë arbëreshe e shqiptare bashkëkohore. Prof. Gradilone u diplomua në Universitetin e Studimeve “La Sapienza” të Romës për Letërsi Klasike, u specializua për Filologji Klasike dhe më pas për albanistikë.

Po në këtë universitet ai dha lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe futi për herë të parë në Itali lëndën e Filologjisë Shqipe. Drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La sapienza”-s, ai punoi me përkushtim si redaktor i revistës “Shêjzat” ku botoi shumë nga artikujt e tij. Analizave të krijimtarisë letrare të shumë autorëve, si De Rada, Santori, Serembe, Fishta, Frashëri, Schirò etj., u kushtoi disa vepra, ndër të cilat mund të përmendim: "Virgilio e Naim Frashëri", 1957; "Salvatore Braile, poeta albanese", 1958; "Studi di letteratura albanese", Roma, Urbinati, 1960; "Altri studi di letteratura albanese", Roma, Bulzoni, 1974;" La letteratura albanese e il mondo classico", Roma, 1983; "Studi di letteratura albanese contemporanea", Istituto di Studi Albanesi dell’ Università degli Studi di Roma “La Sapienza”, 1992.

Lajmin e bën të ditur Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Valter Memisha, në rrjetin social “Facebook”.

“Të nderuar studiues, albanologë dhe miqtë mi,
Me hidhërim mësuam për ndarjen nga jeta të prof. Giuseppe Gradilone-s, studiuesit të përkushtuar të gjuhës shqipe e të letërsisë arbëreshe e shqiptare bashkëkohore.
Prof. Gradilone u diplomua në Universitetin e Studimeve “La Sapienza” të Romës për Letërsi Klasike, duke u specializuar në Filologji Klasike dhe më pas kaloi në fushën e albanistikës. Pas vdekjes së Prof. Ernest Koliqit u ftua si profesor ordinar për të dhënë lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe po në këtë universitet, duke futur për herë të parë në Itali edhe lëndën e Filologjisë shqipe. Ai qe drejtor edhe i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La sapienza”-s. Punoi me përkushtim edhe si redaktor i revistës “Shêjzat” ku botoi shumë nga artikujt e tij. Analizave të krijimtarisë letrare të shumë autorëve, si De Rada, Santori, Serembe, Fishta, Frashëri, Schirò etj., u kushtoi disa vepra, ndër të cilat mund të përmendim: "Virgilio e Naim Frashëri", 1957; "Salvatore Braile, poeta albanese", 1958; "Studi di letteratura albanese", Roma, Urbinati, 1960; "Altri studi di letteratura albanese", Roma, Bulzoni, 1974;" La letteratura albanese e il mondo classico", Roma, 1983; "Studi di letteratura albanese contemporanea", Istituto di Studi Albanesi dell’ Università degli Studi di Roma “La Sapienza”, 1992.
Me shumë rëndësi janë edhe kontributet plot akribi të prof. Gradilones në fushën e botimeve kritike të veprave të botuara apo të mbetura dorëshkrim të autorëve arbëreshë ku përmendim: Girolamo De rada, "I canti di Milosao", Roma, 1965; "Zonjës madhe perëndeshë Elenës Gjika (Canto a Dora d’Istria)", Roma, 1986; "Contributo alla critica del testo dei canti di Giuseppe Serembe", Roma, 1989; Francesco A. Santori, "Panaini e Dellja - Fëmija pushtjerote", Roma 1989.
Pjesë e kërkimit të tij shkencor ka qenë edhe studimi dhe botimi i letërsisë së transmetuar gojarisht deri në ditët tona nga komunitetet arbëreshe në Itali.
Me shuarjen e prof. Giuseppe Gradilone-s, komuniteti i albanologëve humbi një nga anëtarët e tij të shquar dhe letërsia arbëreshe e shqipe hulumtuesin e pasionuar.
Në emër të kolegëve të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij.
Qoftë i paharruar kujtimi i prof. Giuseppe Gradilone-s!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy