Aktorja Goldie Hawn, vajza e saj Kate Hudson dhe mbesa Rani Rose Fujikawa u shfaqën të martën në numrin “Beautiful” të revistës "People".
Është hera e parë që tre breza shfaqen në kopertinën e “Beautiful” të një prej revistave më të famshme në botë.
"Këto gra përfaqësojnë atë që është e rëndësishme për ne tani: pozitivitetin, mirësinë, të qeshurën dhe familjen", tha kryeredaktori i "People", Dan Wakeford.
Në revistë, ylli i "Private Benjamin " Hawn, 74 vjeç dhe aktorja e "Almost Famous" Hudson, 41 vjeç, flasin për marrëdhëniet e tyre dhe sfidat e prindërimit.
"Mami është nxitësja ime më e madha. Dhe kjo më bën të mendoj për Ranin… Shpresoj t'i jap asaj një lloj të tillë besimi”, thotë Hudson për revistën.
Numri i dyfishtë, del në treg të premten, përmban 40 faqe yje të tjerë, përfshirë aktoret Gwyneth Paltrow dhe Rita Wilson që fotografuan veten e tyre për seksionin "Barefaced Beauties".
Michelle Pfeiffer ishte personi i parë që u shfaq në kopertinën e numrit special “Beautiful” në vitin 1990. Ndër vite kanë qenë: pesë herë Julia Roberts, Tom Cruise, Leonardo DiCaprio dhe Beyonce.



