
Iu dha sot lamtumira Rexhep Çelikut, solistit të parë dhe koreografit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Të pranishëm në ceremoni, personalitete të artit dhe politikës, shprehën dhimbjen dhe vlerësimin maksimal për mjeshtrin e madh të skenës.



