Komedia “Dy dashuri dhe një veshkë” është ngjitur në skenën e Qendrës Kulturore në Pogradec, nën regjinë e Guri Koços dhe me interpretimin e Guri Koços, Alban Prodanit, Adea Cales dhe Dhimitraq Tasellarit.
Vepra sjell në skenë tragjikomizmin e dy njerëzve të varfër në kushte, por të pasur në shpirt, të cilët, mbi gjithçka, kanë njëri-tjetrin, duke ndërthurur humorin me dramën e përditshmërisë.
Regjisori dhe njëkohësisht aktori Guri Koço ndalet në detaje mbi realizimin e veprës dhe sfidat e saj në skenë.
Pas shfaqjeve në Pogradec, komedia pritet të vijojë turin në Korçë, në datat 26, 27, 28 dhe 29 mars, në skenën e teatrit të qytetit, pas reagimit pozitiv të publikut, i cili e ka vlerësuar si një shfaqje të një niveli të lartë artistik.
Për aktorin Alban Prodani, kjo shfaqje ka përmbushur pritshmëritë e kastës, ndërsa emocionet shtohen edhe më shumë me rikthimin e saj në skenën e qytetit të tij, në Korçë.
Salla e mbushur plot në dy netët e para solli emocione të veçanta edhe për aktoren e re Adea Cale, e cila e vlerësoi bashkëpunimin me aktorët profesionistë të teatrit të Korçës si një përvojë të rëndësishme në rrugëtimin e saj artistik.
Shfaqja u prit me interes dhe u vlerësua nga publiku, ndërsa ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Korçës.



