Arkivistët dhe biografët e Frédéric Chopin e kanë mbyllur një sy për shekuj me radhë para homoerotike të kompozitorit, në mënyrë që ikona polake të mos bjerë ndesh me normat konservatore.
Chopin's Men, një program radiofonik dy-orësh që transmetohet në kanalin artistik të transmetuesit publik zviceran SRF, argumenton se letrat e kompozitorit herë pas here janë përkthyer qëllimisht gabim, thashethemet për lidhjet me gratë janë amplifikuar dhe indiciet për prirjen e tij për të kërkuar partnerë seksualë në tualetet publike, thjesht janë injoruar.
Gazetari i muzikës, Moritz Weber, i cili filloi të hulumtojë letrat e Shopenit gjatë karantinës së pranverës, tha se zbuloi një deklarata dashurie të panumërta që kompozitori ua drejtonte burrave, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tonin e tyre erotik, herë nëpërmjet aludimeve. Në njërën prej letrave, Chopin i përshkruan thashethemet për marrëdhëniet e tij me gratë si një "mantel për ndjenjat e fshehura".
"Ty nuk të pëlqen puthja", i shkruante Chopin shokut të tij të shkollës Tytus Woyciechowski në një nga 22 letrat. “Të lutem më lejo ta bëj këtë gjë sot. Është çmimi që duhet të paguash për ëndrrën e pisët që pashë me ty natën e kaluar". Letrat për mikun, i cili ishte përfshirë aktivisht në kryengritjen e Polonisë në janar të 1863, shpesh fillojnë me "Jeta ime" dhe përfundojnë me: "Më jep një puthje, i dashuri".
Disa letra nuk janë të qarta në kontekstin seksual.
Chopin u rrit në Varshavë, por u largua në moshën 20-vjeçare për të mos u kthyer kurrë. Megjithatë, ai mbeti ikonë në Poloni, ku aeroporti i kryeqytetit mban emrin e tij. Letrat e zbuluara së fundmi vijnë në një kohë kur presidenti i vendit, Andrzej Duda, e ka denoncuar lëvizjen LGBT si “një ideologji më e keqe se komunizmi”.
Në një letër të vitit 1829, drejtuar Tytus Woyciechowski, Chopin i drejtohet atij me “ideali im, të cilit i shërbej me besnikëri dhe për të cilin ëndërroj”. Weber thotë se konteksti i letrës e bën të qartë se “ideali” është marrësi i letrës.
Megjithatë, një përkthim i letrave të Shopenit botuar në vitin 2016 nga Instituti Fryderyk Chopin i Varshavës ia atribuon "idealin" në letër një përemri femëror ("nuk i kam folur asaj për gjysmë viti"), edhe pse emri polak është mashkullor.
Deri në vitin 2018, një biografi e Chopin nga muzikologu anglo-kanadez Alan Walker e përshkruante Woyciechowski si një "mik të thjeshtë".
Walker shkruan se letrat e ngarkuara erotikisht drejtuar një burri ishin produkt i një "konfuzioni psikologjik" dhe një "kthese mendore", e cila e bëri Chopin të devijonte mendimet e dëshirës seksuale te shoku i tij, në vend që t’i drejtoheshin “Konstancja [Gładkowska]”, një soprano polake me të cilën kompozitori thuhej se ishte dashuruar. / The Guardian /



