
Fëmijët mund të jenë më të rrezikuar për skizofreni nëse prindërit e tyre kanë pasur kontakt seksual më pak se tre vjet para ngjizjes së tyre sipas një studimi të bërë në Shkollën e Mjekësisë Ichan në Mount Sinai, i cili u publikua më 23 prill në revistën “Schizophrenia Research” (Kërkime për Skizofreninë).
Skizofrenia është një çrregullim mendor i rëndë dhe kronik dhe prek mënyrën si një person mendon, ndien dhe sillet. Njerëzit me skizofreni mund të duket se kanë humbur kontaktin me realitetin, mund të vuajnë nga halucinacione, iluzione, çrregullime të të menduarit etj.
Kërkimet kanë treguar se gjene të ndryshme mund të rrisin rrezikun e skizofrenisë dhe ndërthurjet mes gjeneve dhe aspekte të mjedisit të individit, përfshirë ekspozimin ndaj viruseve, kequshqyerja para lindjes, problemet gjatë lindjes, dhe/ose faktorët psikosocialë ndikojnë në zhvillimin e skizofrenisë.
Kërkimet e mëparshme kanë treguar se preeklampsia, ndërlikimi më i zakonshëm në shtatzëni që përfshin irritime të placentës, shoqërohet me zhvillim të anomalive të fëmijës që rrisin rrezikun e skizofrenisë.
Kërkimet kanë treguar se një kohë e gjatë ekspozimi i vaginës ndaj spermës së babait të mund të ndikojë në kapërcimin e intolerancës mëmësore ndaj antigjeneve atërore, e cila është një faktor rreziku për preeklampsi.
"Kemi arritur në përfundimin se fëmijët e lindur nga çifte me kohëzgjatje martese më pak se tre vjet, kanë më tepër rrezik për skizofrenia, pavarësisht moshës apo çrregullimeve psikiatrike nga ana atërore... Ne shpresojmë se puna jonë do të frymëzojë edhe studime të tjera për këtë sëmundje”, shprehet Dolores Malaspina, MD, MS, MPH, Profesore e Shkencave të Psikiatrisë, Gjenetikës, Gjenomikës dhe e Neuroshkencës në Shkollën e Mjekësisë së Icahn-it të Mount Sinai-it. / Përgatiti: Erina Çoku /



